Top News – Republika Çeke mbetet prapa…Nuk arrin dot objektivat e shpenzimeve të NATO-s
31/05/2026 13:01

Republika Çeke "ndoshta" nuk do të mundë të arrijë objektivin e NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake në 2% të produktit të brendshëm bruto këtë vit, tha kryeministri Andrej Babis në një intervistë të botuar të dielën. "Ne do të bëjmë çmos" për të përmbushur premtimin, tha Babis për Financial Times, por ai edhe shtoi se qeveria e tij po përballet me një deficit buxhetor për shkak të shpenzimeve të tepërta nga paraardhësi i tij pro BE-së. Presidenti çek Petr Pavel ka kundërshtuar qeverinë populiste të Babis për planet e saj për të zvogëluar shpenzimet e mbrojtjes në buxhetin e vitit 2026. Edhe pse e nënshkroi buxhetin duke e kthyer në ligj, Pavel paralajmëroi në mars se shpenzimet ushtarake nuk korrespondonin me kërcënimet në rritje të sigurisë dhe angazhimet e shpenzimeve të NATO-s. Babis i tha Financial Times se Praga ishte e angazhuar për të përmbushur objektivin e ri të NATO-s prej 3.5% të Produktit të Brendshëm bruto deri në vitin 2035, por aleatët e NATO-s duhet të përqendrohen më shumë në përmirësimin e aftësive sesa në objektivat e shpenzimeve, të cilat mund të manipulohen lehtësisht. SHBA planifikon t'i tregojë NATO-s se do të zvogëlojë kapacitetet ushtarake amerikane në dispozicion për të ndihmuar vendet evropiane të aleancës, në një rast krize të madhe, raportoi Reuters këtë muaj. Presidenti Donald Trump ka kohë që u ka bërë presion aleatëve që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, tha të shtunën se: "Epoka kur Shtetet e Bashkuara subvenciononin mbrojtjen e vendeve të pasura ka mbaruar. Ne kemi nevojë për partnerë, jo për protektorate", deklaroi ai.

Top News – SHBA urdhëron largimin e diplomatëve / Arabia Saudite luftë me Huthit, frikë për sigurinë
22/10 12:07
Top News – Qeveri ‘impotente’ e kufij të hapur / E djathta ekstreme e Evropës shfrytëzon dhunën
22/10 12:06
Top News – Putin pranon bisedime me Ukrainën e SHBA / Nisin muajin e ardhshëm në Abu Shabi
22/10 12:05
Top News – Kolaps global i internetit / Frikë nga një valë e gjerë sulmesh kibernetike
22/10 12:05
Top Channel/ Hakerët sulmojnë faqe qeveritare në Europë: Alarm në Holandë, Francë e Danimarkë!
22/10 11:58
Top News – A po i nxit Rusia trazirat në Evropë? Agjentët e Putin mbjellin kaos, frikë për fundjavën
22/10 11:53
Top News – Trump: Paqja është më afër se kurrë…!? Por Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme
22/10 11:39
Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36