Në ditën e gjashtë të protestës studentore ka reaguar Komisioni Europian. Komisioni dënon dhunën ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike dhe asaj private. “Dhuna nuk ka vend në një shtet demokratik dhe përgjigja kundër saj duhet të mbetet brenda kufirit ligjor dhe proporcionale”, thotë KE. Përgjegjësit e dhunës duhet të vihen para përgjegjësisë përmes një procesi të drejt ligjor, theksohet më tej në deklaratë. Komisioni deklaron se e drejta për t’u tubuar dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore, që duhen ushtruar dhe respektuar paqësisht.