Top News – ‘Re zjarri’ mbi Kaliforni/ Si flakët jashtë kontrollit gjenerojnë stuhi…
13/07/2021 21:38

Ndërsa zjarret kanë përfshirë pjesë të mëdha të perëndimit të shteteve të bashkuara, një lloj unik resh të mëdha stuhie është formuar në qiej. Zjarrfikësit dhe shkencëtarët po raportojnë re të mëdha që ngrihen për 1.6 km mbi flakët në kaliforni dhe shtetet përreth. Këto re, të quajtura ‘re zjarri’ mund të prodhojnë uraganë dhe rrufe, që mund të gjenerojnë akoma më shumë zjarre. Bëhet fjalë për zjarre të mëdha e që përhapen shpejt, aq të fuqishëm sa që të krijojnë sistemet e tyre të motit, të ngjashme me stuhitë. Dhe për shkak të egërsisë së tyre, ata janë thuajse të pamundur të luftohen. Në disa kushte të caktuara atmosferike, zjarret mund të mbushin një zonë të gjerë me aq shumë energji sa që të gjenerojnë retë e zjarrit. Nasa i quan këto ‘re dragua që lëshojnë zjarr’ për shkak se ato e thithin tymin si një oxhak duke e lëshuar atë në atmosferën e tokës, ndërsa lëshojnë poshtë stuhi, erë dhe shi...Zakonisht, zjarret shpërndahen nga era, por një vatër masive zjarri mund të mbajë aq shumë fuqi sa që tymi i saj nuk përhapet anash, por formon një re që ngrihet deri në 15 km në qiell. E për shkak se tymi mban nxehtësi dhe lagështi, kur ajo prek stratosferën, mund të kondensohet dhe të formojë re. Këto të fundit formohen pasditeve, kur zjarri është edhe më përvëlues.

Top News – Sarkozi nuk është i sigurt as në burg. Ish presidenti francez me dy roje në qeli
22/10 16:47
Top News – Toka ka një Hënë të dytë / NASA konfirmon: Do të jetë me ne deri në vitin 2083
22/10 15:27
Top News – Robotë në vend të 600 mijë punëtorëve / Amazon drejt ndryshimit të madh, ‘deri në 2033’
22/10 15:26
Top News – Asnjë ushtar turk në Gaza / Netanyahu kundërshton, nis faza e dytë e planit të paqes
22/10 15:26
Top News – Londër-Paris, trena me dy kate / Eurostar në ethet e konkurrencës, plan 2 miliardë euro
22/10 15:25
Top News – Bota me sytë nga Ukraina…Po perfeksionon dronët e luftës në tokë, ajër dhe det
22/10 15:22
Top News – Rihapet Luvri pas tre ditësh / Xhevahiret e kurorës u grabitën në mes të ditës
22/10 15:15
Top News – NATO tregon bombat bërthamore / Për herë të parë gazetarët në stërvitjet ‘top secret’
22/10 15:10
Top News – Topat Caesar po modernizohen / Riprojektohen për t’i bërë ballë dronëve
22/10 15:05
Top Channel/ Flet për herë të parë Agustin Kola mes lotësh: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve
22/10 12:32
Top Channel/ “Nuk dua një takim të kotë me Putinin”, Trump: “S`dua të humbas kohë”!
22/10 12:14
Top News – Putin sfidon Trumpin, jo armëpushim / Presidenti amerikan: ‘Nuk dua një takim të kotë’
22/10 12:11
Top News – Rikthehet lufta e shfletuesve, ChatGPT sfidon Google Chrome me Atlas
22/10 11:54
Top News – Trump ‘thërret’ shefin e NATO-s / Rutte në Uashington për fundin e luftës në Ukrainë
22/10 11:48
Top News – ‘Përshëndet’ Trumpin me raketa balistike / Koreja e Veriut lëshon një breshëri armësh
22/10 11:46
Top Channel/ Tensione mes Kosovës dhe Serbisë në OKB: “Vuçiç po përgatit serbët për agresion”!
22/10 11:43
Top News – Britania dërgon trupat në Izrael / Taskforcë ndërkombëtare, ruan armëpushimin në Gaza
22/10 11:36
Top Channel/ Procesi i Berlinit, sot samiti në Londër:Pengesat jo vetëm nga rajoni, por edhe nga BE!
22/10 11:36
Top News – Takimi u shty, Putin ‘i përgjigjet’ Trumpit / Sulmon egërsisht Ukrainën, gjashtë të vrarë
22/10 11:32
Top News- Gjermania ‘kopjon’ Ramën/ Merz fut në qeverisje Inteligjencën Artificiale
22/10 11:11
BILETA Portokalli - Bileta