Kryeministri Edi Rama publikoi disa shifra për të përforcuar bindjen e tij se të dhunuarit nga përleshjet që kanë përfshirë javën e fundit Tiranën nuk janë studentët, por efektivët e policisë së shtetit. Rama krahason numrin e policëve dhe protestuesve të plagosur në Shqipëri me ata të lënduar në protesta të ngjashme që kanë përfshirë vendet e Europës. Sipas Kryeministrit, në Shqipëri janë 191 efektivë të dhunuar dhe vetëm 93 protestues, duke u bërë i vetmi vend në Europë ku efektivët e lënduar janë më shumë se protestues të dhunuar. Rama thotë se në Francë janë 1797 efektivë të dhunuar dhe 2448 protestues, në Gjermani 34 policë dhe 130 protestues, në Rumani 33 efektivë dhe 419 protestues dhe në Spanjë 33 policë dhe 893 protestues.