Kryeministri Edi Rama ndau një në rrjetet sociale një video nga takimi në terren me efektivë policie që janë vënë në gatishmëri për t’u përballur me protestën studentore. “Jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shkruan ai.