Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që prej ditësh po protestojnë në Tiranë. Në ndryshim nga ditët e tjera, kryeministri Rama ka alternuar stolat dhe tavolinën prej guri, me disa karrige të modeleve të ndryshme përpara godinës së qeverisë duke vendosur edhe njëherë mbi to ftesat me mbishkrimin “Dialog”.