Sërish një ftesë për dialog u bë nga kryeministri Edi Rama në stolat e gurit vendosur para godinës qeveritare, për cilindo protestues, student a pedagog që dëshiron të flasë për pakënaqësitë me mënyrën e qeverisjes. Rama: “Përsëri e përsëri, e përsëri ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë në çdo vend, në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta.” Rama paralajmëroi se të gjithë ata që ekspozuan në Shqipëri terrorin e organizatës ANTIFA do të mbajnë përgjegjësi penale, sipas shkallës së shkeljes së kryer.