Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të martë grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Burime për Top News pohojnë se tema e vetme e diskutimit ka qenë protesta studentore dhe qëndrimi i mazhorancës përballë revoltës së të rinjve. Burimet pohojnë se në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar pjesën më të madhe të deputetëve të grupit për qëndrimin pasiv ndaj këtyre zhvillimeve dhe mosaktivizim përmes rrjeteve sociale dhe terren për t’u shpjeguar qytetarëve punët e qeverisë. Në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se qeveria do të shtyjë përpara me shpejtësi një marrëveshje të re me studentët, që ai e quajti Pakti 2.0 për Universitetin.