Top News – Qindra arrestime për thyerje të masave/ Protesta të forta në Australi, teksa rriten rastet
21/08/2021 19:03

Policia në Australi arrestoi me qindra protestues në Melbourne dhe Sidney pas protestave kundër mbylljes për shkak të Covid-19, ndërkohë që vendi pati numrin më të lartë të rasteve pozitive në një ditë. Vetëm në 24 orët e fundit në Australi u regjistruan 894 raste me variantin Delta. Policia njoftoi se u arrestuan 218 persona në Melbourne dhe 47 në Sidney, për thyerje të rregullave të pandemisë dhe rezistencë ndaj forcave të rendit. Gjatë protestave të ditës së shtunë mbetën të plagosur edhe 7 oficerë policie. Sidney, qyteti më i madh i Australisë me më shumë se 5 milionë banorë, ndodhet në karantinë që prej dy muajsh. “Tani jemi në një situatë shumë serioze. Nuk kemi kohë që të tregohemi egoistë. Tani duhet të mendojmë për komunitetin dhe familjet tona. Nëse ju jeni duke shpërndarë virusin, ju mund të jeni përgjegjës për vdekjen e njerëzve.” deklaroi Brad Hazzard, Ministër i Shëndetësisë. Që prej fillimit të pandemisë, Australia ka pasur 43 mijë raste me Covid-19 dhe 978 vdekje. Pavarësisht numrave të ulët, deri më tani në Australi është vaksinuar vetëm 1/3 e popullsisë nga mosha 16 e lart. Pamjet: AFP

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54