Pas premtimit të kryeministrit Edi Rama këshilli I ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure miratoi dhënien e shpërblimit të punonjësve të policisë që janë angazhuar në protestat e dhunshme gjatë këtyre shtatë ditëve. Shpërblimi financiar është miratuar në masën e 269 120 lekësh për 2750 punonjës policie, të cilët, sipas qeverisë, gjatë këtyre ditëve kanë ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Për të përballuar këtë shumë, në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, umiratua shtimi i fondit prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh.