Një tjetër reper ka humbur jetën në Chicago, pas një atentati me armë ku mbetën të vrarë dhe dy persona të tjerë. KTS Dre, emri i vërtetë i të cilit është Londre Sylvester, u qëllua mbi 60 herë, teksa po dilte nga ambientet e burgut të Cook County. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Gjatë sulmit u plagosën dhe dy femra, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën. Sylvester sapo kishte dalë nga burgu, kur disa persona që po e prisnin në dy makina dolën dhe e qëlluan. Ata më pas u larguan me shpejtësi në drejtime të ndryshme.Ende nuk është e qarë se si njerëzit e armatosur e dinin saktësisht momentin që reperi do të largohej nga burgu, pasi edhe shefi i departamentit të policisë nuk pranoi të jepte më shumë detaje për sulmin.