Top News – Putin ‘vrer’ kundër SHBA/ Standarte të dyfishta për dhunën e 6 janarit
05/06/2021 12:09

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar SHBA për standarte të dyfishta për mënyrën se si i ka trajtuar protestuesit e saj në dhunën në ndërtesën e kongresit. Ai tha se ishte e gabuar që SHBA të kritikonte raprezaljet mbi protestat anti qeveritare jashtë vendit ndërkohë që përndjek amerikanët me kërkesa politike. Duke folur në një forum në shën pjetërburg, Putin shprehu pritshmëri të ulëta për takimin e tij me presidentin amerikan joe Biden në gjenevë të zvicrës. Ai tha se nuk pret asnjë rezultat nga biseda e tyre më 16 qershor. Ai po ashtu mohoi edhe sugjerimet se sulmet e fundit kibernetike mbi kompanitë amerikane e kishin origjinën në rusi dhe refuzoi pretendimet se Moska ishte përzierë në zgjedhjet amerikane. Putin lëshoi disa nga kritikat më të ashpra për dënimin nga ana e SHBA të raprezaljes ndaj protestave anti qeveritare të bjellorusisë, aleate rajonale e moskës. Ai madje sugjeroi se protestuesit amerikanë që morën pjesë në trazirat në kongres, po trajtoheshin padrejtësisht. “Ata nuk ishin vetëm një turmë banditësh”, tha Putin për mbështetësit e Trump që sulmuan kongresin në 6 janar dhe përkohësisht pezulluan punimet e seancës që do të certifikonte fitoren e Biden. “Ata njerëz kishin kërkesa politike”, tha ai. Kur moderatori i forumit sugjeroi se komentet e putinit për dhunën në kongresin amerikan mund të bënin që ai të dëbohej nga platformat e mediave sociale, lideri rus u prit me ovacione pasi deklaroi: Nuk më intereson aspak.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43