Top News – ‘Putin tallet me Trumpin’ / Raketat hipersonike valë valë mbi Kiev, vendi në terr
14/10/2026 11:51

Rusia ka sulmuar në mënyrë të pamëshirshme termocentralet dhe ka shënjestruar blloqe banimi në Kiev, vetëm pak ditë pas "armëpushimit energjetik" të propozuar nga Donald Trumpi. Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe mbi 600,000 ukrainas mbetën pa energji elektrike pasi Rusia lëshoi 39 raketa balistike dhe 120 dronë, deklaroi Volodymyr Zelensky. Putini lëshoi gjithashtu një numër rekord raketash hipersonike "Zircon", rreth 25, disa prej të cilave goditën blloqe banimi dhe shtëpi. Breshëria shkatërruese gjatë natës vuri në shënjestër Kievin dhe Harkivin; të gjashtë viktimat u gjetën të vdekura nën rrënoja në zona të ndryshme të vendit. 22 persona të tjerë, përfshirë një fëmijë tetëvjeçar, mbetën të plagosur ndërsa kryeqyteti ukrainas u zhyt në errësirë pas sulmeve brutale. Raketat e para goditën Kievin rreth orës 22:40, duke vënë në shënjestër një nga objektet kryesore energjetike, sipas Zelenskit. Tre termocentrale të tjera u goditën në kryeqytet, si dhe dy të tjera në Harkiv. Ndërprerje totale të energjisë u regjistruan në distriktet Darnytskyi, Dniprovskyi, Pecherskyi, Solomianskyi dhe Holosiivskyi, duke prekur gjithsej mbi 600,000 banorë. Një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në Kiev u godit rreth orës 01:30, duke shkaktuar një zjarr që u përhap në apartamentet e tetë kateve të para. Civilët, me pizhama dhe rroba shtëpie, u detyruan të qëndronin jashtë në të ftohtin e acartë, duke parë ekipet e zjarrfikësve teksa luftonin dëshpërimisht me flakët. Ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet ende ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Zelensky e akuzoi Putinin se po tallej Trumpin, pasi sulmet ndodhën vetëm pak ditë pasi lideri amerikan shpalli një armëpushim në sektorin e energjisë. "Ky ishte një sulm i qëllimshëm që kishte në shënjestër pikërisht objektet energjetike, në një kohë kur Presidenti i Amerikës ka bërë thirrje për armëpushim. Rusia nuk ka treguar kurrë më parë një mungesë respekti kaq të hapur dhe sfiduese ndaj Shteteve të Bashkuara. Rusia nuk i konsideron si të fuqishme deklaratat e Presidentit të Amerikës", tha Zelenski.

Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16