Top News – Putin shpërfill ultimatumin e Trumpit / Sulm në Kiev me 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
01/08/2025 12:34

Numri i viktimave nga sulmi i egër me raketa i Vladimir Putinit në Kiev ka shkuar në 28, e mes tyre, sic raportojnë zyrtarët lokalë, janë edhe pesë fëmijë. Ekipet e shpëtimit në kryeqytetin ukrainas vazhdojnë kërkimin në rrënoja pas sulmit brutal të natës së shkuar. Presidenti amerikan Donald Trump i quajti taktikat e Putinit "të neveritshme", ndërsa punonjësit e emergjencave punuan gjatë gjithë natës për të nxjerrë trupat nga rrënojat. Gjakderdhja e Putinit vjen ndërsa Rusia përballet me ultimatumin e ri të Trump për paqe deri më 7 gusht. Ndërsa numri i viktimave u rrit këtë mëngjes, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha: "Viktima më e vogël në oshë ishte vetëm dy vjeç. Ngushëllimet e mia për familjet e prekura. 159 persona u plagosën, 16 prej tyre fëmijë. Edhe një herë, një sulm kaq i shëmtuar nga Rusia tregon se presioni shtesë ndaj Moskës dhe sanksionet janë të nevojshme. Pavarësisht se sa Kremlini mohon efikasitetin e tyre, ato funksionojnë dhe duhet të jenë më të forta, duke goditur gjithçka që lejon që sulme të tilla të vazhdojnë. Dhe është shumë e rëndësishme që bota të mos heshtë për to". Dhjetë trupa, përfshirë një fëmijë të vdekur, u gjetën gjatë natës në rrënojat e një ndërtese banimi të shembur që u godit nga një raketë Iskander në lagjen Sviatoshinski të Kievit të enjten. Një grua tjetër u nxor nga rrënojat këtë mëngjes, viktima e 24-të e këtij sulmi. Në total, numri i të viktimave nga sulmet e Putinit në kryeqytetin ukrainas u llogarit në 28 me 159 të plagosur, përfshirë 16 fëmijë. E premtja u shpall ditë zie në Kiev.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43