"Rusia po dështon," thotë kreu i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa paralajmëron se Presidenti Vladimir Putin po përpiqet të "dobësojë" aleancën dhe mbështetjen e saj për Ukrainën. Ai theksoi po ashtu se sulmet hibride nga Moska janë "një shenjë dobësie", gjatë një konference për shtyp në Talin, në krah të Kryeministrit estonez, Kristen Michal.