Top News – Pushtuar, plaçkitur e djegur nga emigrantët / Trump ‘bën fushatë’ me Francën
20/10/2026 12:08

Presidenti amerikan Donald Trump po i përdor protestat që kanë përfshirë Francën për të fituar pikë politike dhe më së fundmi, e bëri këtë gjatë një tubimi në Kansas, në një kohë kur zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit e vënë Partinë e tij Republikane përballë vështirësive të mëdha. Ai pretendon se Franca po "pushtohet, plaçkitet dhe digjet plotësisht nga emigrantët, xhihadistët dhe komunistët", pas shpërthimit të protestave në këtë vend. "Por ne nuk do të lejojmë që kjo t'i ndodhë këtij vendi," shtoi ai. Duke folur me gazetarët më herët gjatë ditës, Trump përmendi një bisedë që kishte pasur me homologun e tij francez, Emmanuel Macron: "I kam thënë shumë kohë më parë: po bëni një gabim të madh në Francë. Po lejoni këdo nga e gjithë bota të hyjë... Parisi do të bëhet një qytet mysliman shumë shpejt." Më herët të hënën, presidenti shkroi në platformën e tij "Truth Social": "Emigrantët e kanë marrë nën kontroll Francën. Ata duhet t'i MBYLLIN KUFIJTË, SHPEJT!" Gjatë fundjavës, në mbarë Francën shpërthyen demonstrata për shkak të kostos së lartë të jetesës; shumë prej tyre degjeneruan në plaçkitje dhe përleshje të dhunshme, duke detyruar autoritetet të vendosnin shtetrrethime të pjesshme të hënën. Ndonëse protestat në Francë u nxitën nga inflacioni në rritje, Trump i ka përdorur përleshjet e dhunshme me policinë si argument në favor të politikave të tij kundër emigracionit, politika që ai po i përdor në fushatën e tij për rizgjedhje në vitin 2024. E ndërsa videot e trazirave në Francë filluan të qarkullonin në rrjetet sociale, edhe JD Vance, zëvendësi i Trumpit, shkroi në platformën X: "Liberalët perëndimorë kanë importuar botën e tretë në Francë... ata i kanë shpërfillur çështjet thelbësore të asimilimit dhe përputhshmërisë."

Top Channel/ Gjashtë orë protestë në Tiranë. Incidente të vogla te Ministria e Arsimit
21/11 23:09
Top Channel/ Përpasje fatale në rrugën Fier-Seman, ndërron jetë i moshuari me biçikletë
21/11 23:03
Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë
21/11 17:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, tension nëpër rrugë
21/11 16:45
Top Channel/ Protestuesit nëpër rrugë krijojnë zhurmë me vuvuzela e flakë me mjete rrethanore
21/11 16:42
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:41
Top News – Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit
21/11 16:24
Top Channel/ Protesta e studentëve, të rinjtë nisën marshimin nga Ministria e Arsimit
21/11 15:36
Top News – Porositë e Ramës për PS e Tiranës: Mos hiqni njeri nga puna se do e fitojmë kryeqytetin
21/11 15:31
Top Channel/ Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, delegatët e LSK mblidhen në Politeknik
21/11 15:14
Top News- Berat, sekuestrohen 14 pasuri / Apartamente e toka, produkt i trafikut të drogës në Europë
21/11 15:01
Top News- Në kërkim për abuzim me të mitur/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burgim
21/11 15:00
Top News- Shpërndanin kanabis në shkolla/Arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, procedohet shoku
21/11 14:59