Sylvinho shton ngarkesën e futbollistëve në përgatitjet për ndeshjen me Poloninë. Pas seancës së të hënës, që ishte më shumë e karakterit njohës, trajneri i ri i kuqezinjve ka nxjerrë futbollistët dy herë në stërvitje këtë të martë. Paradite futbollistët u ndalën kryesisht në palestër, por edhe në fushë, ku trajneri punoi shumë kryesisht me goditjet standard dhe mënyrën si duhet të mbrohemi.