Gjashtë protestues u arrestuan dhe tre të tjerë u proceduan penalisht për aktet e dhunës së ndodhura gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë. Po ashtu u shpallën në kërkim dhe dy të tjerë. Sipas policisë, mes personave të arrestuar janë dhe dy të mitur. Ata u ndaluan pasi sipas uniformave blu, kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, sfera dhe vida metalike efektivët e angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Po ashtu, sipas uniformave blu, dy prej të ndaluarve iu gjetën bomba molotov.