Policia gjermane përdori ujin me presion dhe gazin lotsjellës mbi mijëra protestuesit e mbledhur në Berlin për të protestuar ndaj masave të rrepta kundër pandemisë. Tubuesit, shumica e të cilëve nuk mbanin maska në fytyrë, I goditën efektivët me shishe e bomba tymuese. Me dhjetëra persona përfunduan në pranga e nëntë policë mbetën të plagosur.