Vdekja e 32 vjecarit Lear Kurti në duart e policisë mblodhi përpara ministrisë së brendshme qindra qytetarë të cilët u bashkuan për të kërkuar drejtësi për jetën e të riut dhe për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bledi Cuci. Protesta e cila u thirr nga Partia Demokratike zgjati rreth një orë, ku pjesëmarrësit kërkuan të merren masa për mbajtjen e përgjegjësisë për personat e përfshirë të cilët shoqëruan të riun dy net më parë në komisariatin numër tre të Tiranës.