Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, i propozoi parlamentit riformatimin e Qeverisë, që nëse do të miratohet do të përfshijë në ekzekutiv edhe Frontin Demokratik, një parti proruse dhe Partinë e Boshnjakëve. Spajiç tha se Mali i Zi është më i bashkuar se kurrë dhe shtoi se përbërja e qeverisë së re është garanci për stabilitetin dhe pjekurinë e klasës politike vendase. “Ne jemi tregues se si serbët dhe shqiptarët, serbët dhe boshnjakët mund të jetojnë dhe punojnë së bashku”, tha Spajiç.