Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me dëmtimin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, I mbetur I dëmtuar në sy nga një plumb gome, gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria thotë se pas ngjarjes të regjistruar më 24 tetor, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ndër të cilat administrimi i pamjeve filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, marrja e kartelës mjekësore pranë Spitalit Universitar të Traumës, si dhe kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.