Përfaqësuesja e Kosovës nuk është në një moment të mirë. Dardanët e nisën me një humbje të rëndë aventurën e tyre në nations League pasi u mposhtën nga Rumania në prishtinë 3-0, por gjërat shkuan përtej aspektit sportiv. Trajneri i përfaqësueses së kosovës, Franko Foda përjashtoi 3 futbollistë nga grumbullimi pikërisht në prag të ndeshjes me Qipron që do të luhet mbrëmjen e së hënës. Dhe bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm si Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija për thyerje të disiplinës.