Top News – Probleme me korrupsionin/ Bundestagu Gjerman miraton rregulloren e re
27/03/2021 17:39

Pas shumë vite diskutimesh, Bundestagu gjerman id ha driten jeshile prezantimit të një regjistri të lobiimeve në institucione. Rregullorja re, detyron grupet profesionale të përfaqësimit të interesave që të futen në regjistër dhe të publikojnë të dhënat për klientët e tyre që ata prezantojnë. Regjistri evidentohet në mënyrë digjitale në Bundestag dhe duhet të jetë në dispozicion të publikut, pra duhet të jetë transparent. Kjo ka për qëllim ta bëjë më të qartë se kush influencon një vendim politik dhe kush ndikon në ligjet e miratuara. Detyrimi për të hyrë në regjistër duhet të vlejë për lobimet që bëhen në parlament, në grupet parlamentare dhe në qeverinë federale. Por ky detyrim do të vlejë edhe për lobimet në ministri, në departamente dhe në të gjitha nivelet e tjera. Ata që nuk i respektojnë rregullat mund të dënohen me gjoba deri në 50.000 euro. Matthias Bartke, i cili në emër të socialdemokratëve negocioi kompromisin ligjor me CDU dhe CSU, flet për një "moment historik parlamentar", për të cilin partia e tij kishte luftuar për më shumë se dhjetë vjet. Por sipas Bartke, një problem të madh paraqet fakti që partitë e Unionit konservator CDU/CSU i kanë penguar rregullat për "gjurmën ekzekutive". Sipas opozitës ndërkohë këto rregullore nuk mjaftojnë. Edhe Transparency International u ankua për mangësi të mëdha, duke thene se në të ardhmen nuk do të kemi ndonjë transparencë të qartë rreth lobimeve konkrete.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43