Top News – Pritet së shpejti në treg… Risitë që do të shoqërojnë modelin e ri Iphone 13
27/08/2021 21:49

Për të gjithë të apasionuarit e produkteve Apple, iPhone 13 pritet të dalë në treg rreth datës 24 të do muajit shtator, sic është bërë tashmë zakon. Përjashtim bëri vetëm iphone 12, I cili u hodh në treg në tetor, për shkak se pandemia vonoi linjën e prodhimit. Iphone 13 do të jetë ekskluzivisht me 5G dhe do të ketë një identifikim biometrik të përditësuar me finger touch ID dhe skanim të fytyrës më të shpejtë dhe më të saktë se më parë, duke lejuar dhe njohjen e tipareve të fytyrës kur kemi maskë. Gjithashtu, bëhet me dije se ngjyrat e dhe cilësia e ikonës do të jenë më të avancuarat që kemi parë deri më tani, specifikisht në ambiente të ndriçuara shumë ose pak. Sa I takon kamerave, në faqet teknologjike theksohet se do të ketë informacione për upgrade të rëndësishme, si dhe do të ketë opsione të reja elektronike për aplikacionin që do ua bëjë më të lehtë përditshmërin, si Apple ID ku do të mund të ruani elektronikisht dokumentat tuaja të identifikimit, si leja e drejtimit apo certifikata e vaksinës. Një aspekt që gjithmonë ka pasur probleme tek iPhone, bateria e saj, thuhet se do të jetë më e mira e prodhuar ndonjëherë që do të zgjasë për më shumë orë. Po ashtu, si iphone 12 do të ketë 4 modele të iphone 13 dhe kornizat rreth ekranit do të jenë shumë të ngushta. Iphone si gjithmonë do të variojë në masë, teksa do të ketë një model mini dhe një model max. Sa I takon memories, si zakonisht opsionet do të fillojnë nga 64 gb në 512 gb. Çmimi nuk pritet të ketë ndryshim nga iphone 12, teksa do të fillojë nga 699 dollarë për modelin bazë, për të shkuar tek 799, 999 dhe 1099 dollarë për secilin nga modelet.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47