Presidentja e komisionit evropian, ursula von der Leyen ka lënë në mes takimin e liderëve të BE në Bruksel për të hyrë menjëherë në vetë izolim, pasi një nga ndihmësit e saj kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Von der Leyen shkruante në një postim në Tëitter: Sapo u informova se një pjesëtar i stafit tim ka rezultuar pozitiv me koronavirus këtë mëngjes. Unë vetë kam rezultuar negative, sidoqoftë, si masë parandaluese unë menjëherë braktisa takimin e këshillit evropian për tu vënë në vetëizolim.