Një polic 19-vjeçar është dhunuar me sende të forta mbrëmjen e së martës në Krujë. Pasi kishte përfunduar shërbimin, polici ishte nisur drejt banesës së tij, por u zu në pritë nga një automjet. Dy autorët dyshohet se janë vëllezër dhe kanë ushtruar dhunë ndaj të riut me shkop bejsbolli. Polici, pjesë e patrullës së policisë, dyshohet se kishte komunikuar në rrjetin social “Instagram” me motrën e dy vëllezërve. Pas kallëzimit të bërë nga efektivi, policia ka nisur hetimet dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, ka identifikuar automjetin me të cilin lëviznin të dyshuarit.