Dy persona janë arrestuar në Korçë dhe Roskovec, pas dy ngjarjeve të rënda, ku një 19-vjeçar u plagos me thikë, ndërsa një 37-vjeçar qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses. Në Korçë, një konflikt mes disa të rinjve në lagjen nr. 11 përfundoi me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari, i cili mori një plagë në kofshë. Ai po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.