Peqin, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj. Zjarri u identifikua në orët e pasdites dhe u deshën rreth 3 orë nga ekipet zjarrfikëse për ta vënë nën kontroll dhe për ta fikur tërësisht më pas. Prej disa ditësh zjarret e qëllimshme kanë pushtuar sipërfaqe të tëra në fshatrat e Peqinit.