Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për mbledhjen e një seance plenare urgjente për të diskutuar mbi protestën e studentëve dhe të rinjve dhe kërkesën e tyre për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Në kërkesë thuhet se gjatë këtyre ditëve të protestës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë konstatuar akte të rënda dhune ndaj studentëve dhe të rinjve. Këto akte, thotë PD, dëshmojnë një përdorim shqetësues dhe të papranueshëm të forcës nga Policia e Shtetit, që nuk ka kursyer as të miturit, gratë dhe vajzat.