Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur me 5.0 për qind në 2020, çka përbën shifër më të vogël nga sa ishte parashikuar, duke qenë se masat e pashembullta qeveritare të ndihmës kanë ndihmuar në zvogëlimin e shokut të shkaktuar nga pandemia. Franca dhe Italia, që mbajnë vendet e dyta dhe treta respektivisht në Eurozonë, është parashikuar që të përballen me 9 për qind tkurrje më 2020.