Deputeti socialist Alqi Bllako ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këtë të martë, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, nën akuzën e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës në lidhje me inceneratorët në Fier si dhe për pastrim parash. Pas një sërë zhvillimesh këtë të martë, Bllako ka reaguar në mediat sociale ku njofton se do të heqë dorë nga mandati i deputetit, të cilën e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse ishte i 17 në listë.