Top News – Pas dritës jeshile të EMA-s/ Gjermania, Franca e Spanja rinisin vaksinimin me Astrazeneca
19/03/2021 11:14

Pas konfirmimit të rregullatorit europian të shëndetësisë, EMA se vaksina e AstraZenecas është e sigurtë dhe efikase, shtetet kryesore të BE-së kanë vendosur të rinisin pa humbur kohë imunizimin me këtë vaksinë. Agjencia Europiane e Barnave e rishikoi dhe një herë vaksinën pasi 13 shtete anëtare të bllokut e pezulluan përdorimin e saj, nga frika se shkakton mpiksje gjaku. EMA doli në përfundimin se vaksina nuk lidhet me ndonjë rrezikshmëri më të lartë të mpiksjes së gjakut. Rreth 7 milionë vetë kanë marrë në BE vaksinën e AstraZenecas dhe 11 milionë vetë janë vaksinuar me të në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ka një shtim të përdorimit edhe në vende të tjera. Eshtë shumë e rëndësishme që të gjitha efektet anësore të monitorohen. Por ne vumë re se numri i trombozave të raportuara pas vaksinimit është më i ulët nga sa pritej në popullatën e gjerë. Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja njoftuan se do të rinisin përdorimin e vaksinës. Praktikisht, u takon shteteve individuale të BE-së që të vendosin nëse duan dhe kur duan ta rinisin imunizimin me AstraZeneca.Danimarka u bë javën e kaluar vendi i parë që ndaloi përdorimin e vaksinës pas raporteve për mpiksje gjaku te disa njerëz. Një person vdiq si pasojë e trombozave të shumta, dhjetë ditë pasi kishte marrë dozën e parë të saj. Autoritetet shëndetësore daneze kanë thënë se pezullimi do të zgjasë së paku dy javë, derisa rastet të hetohen.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43