Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka dalë nga SPAK pas shtatë orësh. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha ai ishte thirrur në lidhje me padinë për çështjen e Aeroportit të Vlorës. “Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës”, ka thënë Pacolli pas daljes nga SPAK. Ndërsa i pyetur nga gtazetarët nëse e “ pyetën për ndonjë interes me zonjën Balluku”, Behgjet Pacolli është përgjigjur: “Pyesni avokatin”.