Bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët Konsultativ në Komitetin e Rajoneve në KiE, Antonio Mazzeo deklaroi nga Elbasani, ku mori pjesë në takimin e katërt konsultativ CoR-Shqipëri për rolin e pushtetit vendor në integrimin Europian foli edhe për rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Zyrtari europian theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ai përmendi gjithashtu Raportin e Kongresit të Pushtetit Lokal-Rajonal të Këshillit të Europës, që vë në dukje praktikën e tejzgjatur të paraburgimit për kryetarët e bashkive.