Papa Leoni është diagnostikuar me kancer në mushkëri, por i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë, ka bërë të ditur Vatikani në një njoftim mjekësor. 71-vjeçari iu nënshtrua një operacioni 90-minutësh të martën në spitalin "Gemelli" në Romë dhe u diagnostikua me adenokarcinomë të mushkërive. "Operacioni ishte i suksesshëm dhe nuk pati komplikacione," tha Vatikani. "Pas operacionit, Papa u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij."