Top News – Pagesa e majmë për avokatin francez/ Berisha nuk tregoi shifrën, por kush e paguan!
21/05/2021 13:17

Sali Berisha iu shmang në më shumë se një rast pyetjes në lidhje me me kostot e betejës ligjore që ka nisur kundër Departamentit të Shteti dhe këmbënguli se kjo betejë e tij ishte për “dinjitet”. E për të mbrojtur dinjitetin, ish kryeministri tha se ka pajtuar një avokat francez. Por, me çfarë kostoje s’e përmendi në asnjë moment. Avokati i pajtuar nga Berisha nuk është një emër dosido. Ai është mbrojtësi e pastruesi ligjor i klientëve “të majmë”, me një karrierë brilante pas viteve ’90, kur nisi profesionin në fushën e jurisprudencës. Lista e klientëve të famshëm që ka mbrojtur e përfaqësues në procese gjyqësore fillimisht tregtare dhe më pas penale është e gjatë. Në të është janë presidentë, zyrtarë të lartë të shteteve, biznesmenë e deri te kardinalë të Vatikanit me mori akuzash në fushën e së drejtës tregtare dhe asaj penale. Mes emra janë vetë ish presidenti francez, Zhak Shirak, e po ashtu edhe Kardinali i Lionit, Barbarin. Le Borgne konsiderohet si një ndër avokatët penalistë më të mirë francezë. Një prej çështjeve të fundit më të bujshme që po mbrohet prej tij është ajo ndaj Karlos Gosn, ideatori i bashkëpunimit mes Renault dhe Nissan, i arrestuar në Japoni me akuzën e fshehjes së të ardhurave. Pas këtyre akuzave, Qeveria franceze kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa Gosn iu kundërvu me një proces gjyqësor ku po mbrohet pikërisht nga avokati i Berishës. Një tjetër figurë e rëndësishme e politikës franceze mbrojtur nga Le Borgne është ish-ministri Eric Ëoerth, pjesë e dosjes Bettencourt, ndryshe historia e financimeve të paligjshme në fushatën e vitit 2007 nga ana e Ghadafit për llogari të ish-Presidentit të Frances, Sarkozy.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39