Zyra rajonale për Evropën, e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka njoftuar se nga fillimi i muajit mars, kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit në këtë kontinent, janë regjistruar 159,000 vdekje shtesë. Në një takim të përjavshëm për koronavirusin, Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, ka thënë se 2 milionë persona është konfirmuar se janë prekur nga koronavirusi që prej regjistrimit të rastit të parë, katër muaj më herët.