Top News – Nuk e frenon dot më pandeminë/ Gjermani, incidenca kalon pragun e rrezikshëm
21/03/2021 11:19

Situata epidemiologjike në Gjermania po përshkallzohet me ritme të shpejta, duke mbjellë shqetësim mes autoriteteve, sidomos pas të dhënave të fundit të institutit Robert Koch i cili njoftoi se incidenca e rasteve të reja kapërceu pragun e 100 për 100 mijë banorë gjatë 7 ditëve të fundit. një shifër e tillë është vendimtare për të përcaktuar mekanizmin e frenave të emegjencës sa i takon shtrëngimit të masave anticovid. Kufizimet në vend ishin liruar pak së fundi, por zyrtarët mund të vendosin ti rishikojnë me gjendjen e krijuar së fundi. Brenda një dite, 13.733 raste të reja koronavirusi u raportuan në Gjermani. Një javë më parë, incidenca 7 ditore ishte vetëm 79, ndërsa në shkurt kishte rënë nën 60. Instituti Robert Koch, që merret me çështje të shëndetit publik në Gjermani deklaroi më herët se variantet që përhapen lehtësisht, mund ta shtyjnë vendin drejt një izolimi të ri. Franca, Polonia dhe shtete tjera janë duke rikthyer masat kufizuese. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn evidentoi faktin që Europa ka mungesë vaksinash, e ato janë të domosdoshme për të zvogëluar numrin e të infektuarve. “Na duhet të jemi të sinqertë për situatën – në Europë nuk kemi mjaftueshëm vaksina për të ndalur valën e tretë vetëm përmes vaksinimit”, u shpreh më herët ai. Rritja e numrit të të infektuarve në Gjermani thuhet të jetë nxitur nga shpërthimet e koronavirusit në mesin e të rinjve.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43