Banka e Shqipërisë vendosi të mbajtë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 3.25 për qind. Guvernatori Gent Sejko, në konferencën mujore për mediat, u shpreh se presionet inflacioniste po afrohen gradualisht drejt objektivit të inflacionit, megjithatë mbeten të larta. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të kushtëzohen nga informacioni i ri, për të qënë në përputhje me objektivin e stabilitetit të çmimeve, si dhe ecurinë e kursit të këmbimit.