Në agim, punëtorët me sy gjysmë të mbyllur derdhen në një çajtore tradicionale në Kosovë, nën minaret e xhamisë lokale, duke kërkuar një çaj me ngjyrë qelibar që i ka mbijetuar perandorive dhe vazhdon të tërheqë besimtarët. Por çajtoret e çmuara të Kosovës po përballen me konkurrencë në rritje nga kafenetë e stilit perëndimor dhe një arenë kafeje në lulëzim që konkurron të jetë ndër më të mirat në botë. Në qytetin verilindor të Vushtrrisë, "kryeqyteti i çajit" në Ballkan, vendasit e duan versionin tradicional të pijes të ngrohtë, të përgatitur ngadalë në dy ibrikë që vihen njëri mbi tjetrin dhe që pihet në gota të vogla, në formë tulipani.