Marrëveshja e Bordit të Paqes ende është në fazën e shqyrtimit nga komisionet parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Të martën, komisioni për punë të jashtme ka marrë vendim të shtyjë këtë procedurë për shkak të nenit 2 të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes.