Çmimet e produkteve të konsumit të përditshëm, duke filluar nga mielli, vaji apo buka, tashmë monitorohen nga një bord i posaçmë, i cili vendos çmimet tavan për supermarketet dhe të gjitha pikat e shitjes së ushqimeve, si dhe parashikon një sërë gjobash në rast të moszbatimit të vendimeve të bordit. Në aktin normativ me firmën e kryeministrit Edi Rama, të cilin jeni duke e parë në ekran, parashikohet se bordi i përbërë nga 13 anëtarë, do të miratojë listën e produkteve bazë si dhe mazhin e fitimit për pikat e shitjes.