Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar armiqtë e Izraelit se çdo sulm ndaj vendit do të përballet me një kundërpërgjigje të fortë. Gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof, Netanyahu tha se ka indikacione se armiqtë e Izraelit mund të tentojnë të sulmojnë vendin përpara zgjedhjeve të 27 tetorit. “Mos u ngatërroni me ne, as tani dhe as kurrë. Krahu ynë i gjatë do t’ju arrijë kudo dhe kurdoherë”, deklaroi Netanyahu në një video të publikuar në rrjetet sociale.