Top News – Nënkryetari i OVL/ ’Nuk e njoh gjykatën speciale’
29/09/2020 19:34

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj doli të martën për herë të parë para gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë, nën dyshimet për pengim të drejtësisë. Gjatë paraqitjes së tij, Haradinaj përsëriti qëndrimin se nuk i njeh Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale. "Nuk e kam njohur këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk do ta njoh. Jeni me mandat të skaduar që nga 2 gushti", tha Nasim Haradinaj. Ai akuzoi skenën politike në Kosovë se për "postet dhe rrogat e tyre " kanë "shkelur Kushtetutën" për këtë Gjykatë. Kundër Haradinajt ende nuk ka aktakuzë të ngritur, megjithatë Prokuroria në Hagë tha se këtë do ta bëjë së shpejti. Avokati i Haradinajt, Bes Martens njoftoi se mbrojtja ka ngritur mocion për hedhjen poshtë të pretendimeve të Prokurorisë së Specializuar dhe një mocion për lirimin e klientit të tij. Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, nën dyshimet për pengim të drejtësisë, në të njëjtën ditë me arrestimin e kreut të OVL të UCK Hysni Gucati mbi të cilin rëndojnë të njëjtat dyshime. Seanca e parë ndaj këtij të fundit do të mbahet më 1 tetor. Një ditë më parë ndërkohë, para gjykatësit në hagë doli, Salih Mustafa, i arrestuari i parë i gjykatës së posacme si i dyshuar për krime lufte.

Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02