Top News – Negociatat e anëtarësimit. Marta Kos: Prin Mali i Zi, Shqipëria ndjek në vendin e dytë
27/03/2025 15:13

Shqipëria mund të prekë vijën e finishit të bashkimit europian brenda vitit 2027. Kështu deklaroi komisioneria për zgjerimin, Marta Kos gjatë një interviste për mediat sllovene; duke shtuar se nga vendet ballkanike në vend të parë qëndron Mali i Zi për mbylljen e negociatave, dhe në vend të dytë Shqipëria. “Dy vende janë në krye, njëri është Mali i Zi, me të cilin negociatat mund të përfundojnë në fund të vitit 2026. Tashmë i kemi hapur të gjithë kapitujt me Malin e Zi dhe po mbyllen gradualisht. Aktualisht, Shqipëria është në vendin e dytë, e cila mund të kalojë vijën e finishit në fund të vitit 2027. Aktualisht, afërsisht një mijë njerëz punojnë për një vend në Bruksel, nga të gjitha fushat. Këto janë aftësi teknike, por në fund vendimi do të merret nga shtetet anëtare.” – deklaroi komisioneria e zgjerimit për mediat sllovene. Marta Kos u ndal tek Serbia dhe rruga e saj europiane kur i cilësoi të papranueshme akuzat e presidentit Aleksandër Vuçiç se organizatat joqeveritare të financuara nga Komisioni Europian, po trondisin tani pushtetin e tij. “Organizatat Joqeveritare në Serbi nuk do të mbijetonin pa ndihmën tonë, dhe pikërisht për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të tyre, është vendosur që do të marrin 16 milionë euro shtesë për periudhën nga ky vit deri në fund të vitit 2027. Nuk mund ta imagjinoj që procesi i negociatave me Serbinë të zhvillohet pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe këtë ia kam bërë shumë të qartë Vuçiç-it.” – deklaroi komisionerja Kos.

Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58