Top News – Negociatat, 3 shtetet pro Shqipërisë/ Tre ministrat e jashtëm, premtim në Tiranë
23/05/2021 14:50

Ministrja e Jashtme, olta Xhaçka priti tre homologët e saj të Austrisë, Çekisë e Sllovenisë paraditen e së dielës. Sipas saj, kjo vizitë dëshmon mbështetjen e tyre për anëtarësiminn e shqipërisë në BE, sakaq ministrja Xhaçka u shpreh se vendi është gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. “Shqipëria, ka bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të përmbushur kushtet dhe kërkesat duke tejkaluar jo pak sfida. Edhe pse viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë ia kemi dalë të bëjmë një përparim thelbësor në reformimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zgjerimin e perspektivës dhe kuadrit ligjor të të drejtave themelore të njeriut, dhe së fundi kemi arritur të zhvillojmë një proces transparent zgjedhor, për ta sjellë Shqipërinë më afër qëllimit të saj përfundimtar, anëtarësimit në BE. Me njohjen e qartë që Komisioni Evropian iu ka bërë këtyre arritjeve, dhe me mbështetjen e miqve dhe vendeve partnere tonat si Austria, Republika Çeke dhe Sllovenia, ne kemi pritshmëri të larta që Këshilli do të dakordësohet për të miratuar kornizën negociuese dhe për të zhvilluar Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit” Të tre ministrat e BE vlerësuan se Shqipëria ka bërë gjithçka pritej prej saj dhe se është radha e BE që të hedhë hapin e saj. Ministri i jashtë austriak Alexander Schallenberg, u shpreh se Shqipëria është e gatshme që të hapen negociatat ne qershor dhe nuk ka arsye për vonesa. Homologu i tyre çek, Jakub Kulhanek vlerësoi hapat positive të vendit për reformën në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar, tha se presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të axhendës Shqipëria ka bërë një rrugë shumë të gjatë, ka ndërmarrë shumë reforma, i ka bërë detyrat e saj dhe është gati të hapë negociatat në muajin qershor. Nuk ka asnjë arsye për ta vonuar këtë proces”austriak. “Është mjaft domethënëse që tre Ministra të Jashtëm të BE kanë ardhur në Shqipëri për të treguar mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Përfitoj nga rasti për të vlerësuar të gjitha arritjet që Shqipëria ka bërë deri më tani, veçanërisht në dy fusha: reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”çek. Shqipëria e përmbushi detyrën, tani është BE që duhet të qëndrojë me fjalët e saj, është koha e duhur. Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të axhendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv. Bashkëbisedues dhe mbështetës shumë aktiv për procesin e zgjerimit”slloven Ky takim u mbajt në ambientet e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme, ndërsa tre vizitorët zhvilluan gjithashtu takime me Presidnetin e Republikës, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39