Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që institucionet në vend të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe urgjente përballë vendimit të Hagës ndaj ish-krerët e UCK-së. Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, gjatë një deklaratë për mediat theksoi se revolta e qytetarëve është e drejtë. “16 shtatori ishte ditë e zezë dhe e rëndë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë janë duke shprehur revoltën përmes protestave. Kjo situatë është emergjente, urgjente dhe kërkon përgjegjësi institucionale. Qytetarët me të drejtë kanë kërkesë të drejtuar nga Kuvendi dhe Qeveria.”