Top News – Ndryshimet në kodin rrugor/ Buxhuku-janë arbitrare, penalizojnë qytetarët
22/03/2021 13:13

Ndryshimet për Kodin Rrugor të vendit që pritet të miratohen deri në mbyllje të legjislaturës parlamentare, shihen me skepticizëm nga ekspertët. Drejtuesi i konfidustrisë, Gjergj Buxhuku përmes një reagimi i ka kërkuar Kuvendit që të mos i miratojë këto ndryshime ku parashikohet sanksionimi i penalitetit automatik për mbi 500 mijë, qytetarë dhe biznese zotërues të automjeteve, që nuk kryejnë sigurimin e detyrueshëm brenda një afati kohor 30 ditor nga skadimi i të mëparshmit. Sipas tij ky ndryshim i rëndësishëm ligjor po kalon pa asnjë debat publik dhe po miratohet në një kohë që përkon me fundin e legjislaturës dhe kulmin e fushatës zgjedhore. “ Mënyra sesi është zhvilluar gjithë procesi legjislativ i deritashëm dhe koha e zgjedhur janë të shprehje të mundësisë për prannë e kapje e shtetit si shkalla më e lartë e korrupsionit. Konfindustria vlerëson, se në parim eshtë krejt e papranueshme, që tejkalimi i afatit 30 ditor të sigurimit të penalizohet edhe në kushtet kur automjetet nuk dalin në rrugë. Aq më shumë në kushtet e pandemisë së Covid 19 kur afate të tilla janë plotësisht të mundshme për tu tejkaluar nga qytetarët për arsye shëndetësore pa përmendur arsyet financiare. Edhe më e rëndë paraqitet gjëndja për bizneset. Bizneset, që kanë numër të madh automjetesh dhe makinerish do të jenë të detyruar të paguajnë siguracione edhe nëse mjetet e tyre për arsye të mungesës së punës janë të mbyllur”, thuhet në deklaratën e kreu të konfindustrisë. Sipas tij kuvendi dhe autoritete rregullatore më së shumti duhet të ishin marrë me menyrën sesi është ndërtuar dhe funksionon tregu i sigurimeve në Shqipëri. “Tregu i sigurimeve ka shenja të qarta të organizimit në formë karteli të pastër, me cmime policash të fiksuara me platforme unike teknologjike, pa konkurencë ndërmjet operatorëve dhe asnjë licencë të re të dhënë në vite për operatorë të rinj. Pasojat janë të dukshme te qytetarët dhe bizneset ku mjafton të përmendim, se pagesa për prime të siguruara në Shqipëri është të paktën 60% me e ulët, se në Kosovë, pa përmendur vende të tjera të rajonit”, përfundon reagimi I Buxhukut.

Top Channel/ “Hape derën”! I riu shqiptar bën “kërdinë” në avion gjatë fluturimit, debatoi me…
18/07 23:11
Top Channel/ Elbasan, mbyten dy vëllezër të mitur, u futën në Shkumbin kur po ruanin bagëtitë
18/07 22:59
Top News – Mbyten dy të mitur në Shkumbin. Tragjedi në Elbasan, viktimat ishin vëllezër
18/07 21:48
Top Channel/ “Shkumbini ka gropa”, mbytja e fëmijëve, flasin të tronditur banorët
18/07 21:46
Top News- Shembjet në Theth, Rama- I gjithë zinxhiri nuk ka funksionuar!
18/07 21:45
Top Channel/ “Polici mbante trupin e fëmijës”, banori: I bëra frymëmarrje artificiale, por…
18/07 21:45
Top News- Flet familjari i dy të miturve që u mbytën në Shkumbin
18/07 21:06
Top Channel/ Zjarr në Belishovë të Gjirokastrës, dhjetëra hektarë të djegura
18/07 21:00
Top Channel/ “Më morën peng vëllanë”, iu grabit banesa si nëpër filma, zbardhet dëshmia e zyrtares
18/07 20:57
Top Channel/ Tragjedi në Elbasan, dy vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin
18/07 20:56
Top Channel/ Qendra e shërbimeve arsimore do bëhet agjenci autonome, “Cambridge” kritika për pyetësorët
18/07 19:55
Top Channel/ Durrës, ngec rindërtimi! Debate në këshillin bashkiak, ikin anëtarët e opozitës
18/07 19:49
Top Channel/ Rrëfimi tronditës i anëtares së komisionit të tenderave për grabitjen e 200 mijë eurove
18/07 19:43
Top Channel/ Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era
18/07 17:55
Top News- Shqiptari arratiset gjatë transferimit në burg/ Ngrihet në këmbë policia në Gjermani
18/07 17:51
Top News- Dogji ullinjtë dhe 10 hektarë tokë, e pëson 60-vjeçari në Kavajë
18/07 16:04
Top News – Traktati i Komunitetit të Energjisë. Balluku në Athinë: Përafrim me ligjet e BE
18/07 16:03
Top Channel/ Balluku: Shqipëria e gatshme për bashkëpunim energjetik rajonal
18/07 15:14
Top Channel/ Mjekët po ikin më pak! Urdhri i Mjekut: Të rinjtë po rikthehen dhe aplikojnë në spitale
18/07 15:06
Top Channel/ Gara për kreun e BKH, 7 kandidatët ese, test logjik dhe poligraf
18/07 15:04