Top News- Socialdemokratët ‘luftë’ ekstremistëve të AfD, kërkojnë ndalimin në Bundestag
23/08/2025 14:53

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje të shtunën që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). deklaratat e tij erdhën në një kohë kur agjenci vendase të inteligjencës kanë nxjerrë dëshmi të shumta për këtë forcë politike që shihet si një grup ekstremist. “Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë. Nëse procedurat për ndalim mund të kenë sukses duhet të vendoset duke vlerësuar gjetjet e agjencive të inteligjencës”, tha ai për Funke Media Group të Gjermanisë. Bashkëudheqësi i socialdemokratëve në koalicionin e udhëhequr nga kancelari Merz, kërkoi marrjen e masve duke theksuar se qeveria nuk mund të ri më duarkryq përballë një partie që haptazi po kërcënon me shkatërrim të demokracisë. “Për këtë arsye, demokratët janë të obliguar që seriozisht ta shqyrtojnë mundësinë e procedurave ligjore për ta ndaluar AfD-në”, tha ai. Në muajin maj AfD u shpall grup ekstremist i krahut të djarhtë nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës. Ndërkohë rasti është duke u shqyrtuar në gjykatën e Apelit. Agjencitë e inteligjencës në nivel shtetëror kanë bërë klasifikime të ngjashme edhe për degët lokale të AfD-së, partisë më të madhe opozitare në Gjermani. Por ndërsa SPD-ja e Klingbeilit po kërkon krijimin e një grupi pune për të mbledhur dëshmi nëse AfD-ja vepron në mënyrë antikushtetuese, blloku konservator i Merzit mbetet skeptik dhe beson se procedurat ligjore mund të rrisin mbështetjen për AfD-në. kërkesa fillimisht duhet të shqyrtohet nga dy dhomat e parlamentit nëse dorëzohet e më pas do të jetë fjala e Kushtetuteses për ta vendosur.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39